Basha të njëjtin fat si Fatos Nano? Analistët: Ai bashkë me Berishën krijuan demokratët gri

schedule22:09 - 21 Mars, 2022

schedule 22:09 - 21 Mars, 2022

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD ka qenë temë diskutimi në emisionin “Log” më Abc.

Analisti Skënder Minxhozi ka bërë një krahasin të Bashës me Fatos Nanon.

“Nano ka tjetër nivel, Basha s’i afrohet. Nëse Basha ka apo jo stofin që kishte Nano që të ikte dhe të kthehej dhe përgjigjia ime është më shumë jo se po. Kryetari vjetër që ishte dhe na shfaqet si alternativë e re. Kush do jetë kryetari i PD? Kryetari i PD është ai që dot të lejojë Berisha. Edhe Nano në 2005 po të rrinte do votohej”.

Nga ana tjetër analisti Mentor Kikia ka deklaruar se nëse Basha ish-kryeministri Berisha nuk ikën nga partia, Basha do të vazhdojë betejën kundër tij në atë parti.

“ Do ishte e pranueshme vetëm nëse Berisha do kishte mundësinë për të sjellë Berishën në pushtet. që Berisha ishte i aftë të bënet kaq sa ka bërë deri më tani.  Me 6 mars Berisha nuk mori dot as votat e atyre që ishin kundër Bashës. Berisha dhe Basha krijuan demokratët gri që nuk nuk besuan as njërin e as tjetrin. Sot në PD nuk është se ka rënë zia ajo parti s’do vejë të kërkojë strehim politik  te Berisha.  Nëse Berisha nuk ikën Basha do vazhdojë të jetë në atë parti për të vazhduar betejën kundër Berishës”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!