Basha: Të ngrihemi kundër së keqes/Balla: Prokuroria ka thirrur Shkëlzen Berishën

schedule13:07 - 25 Janar, 2018

schedule 13:07 - 25 Janar, 2018

Në seancën e sotme parlamentare Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen për pjesëmarrje në protestë sepse sipas tij Kryeministri Edi Rama është i përqendruar vetëm tek pushteti dhe paraja. Kreu demokrat Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit u bëri apel qytetarëve shqiptarëve për t’u ngritur dhe bashkuar protestës së opozitës më 27 janar.

Basha: Edi Rama do të mbetet ai që është, njeriu që fle me djallin për pushtetin, për para. Dua t’u them të rinjve që nuk duan të ardhmen në rrugët e Europës të reagojnë në sheshet e Shqipërisë. Të sëmurëve, nëse nuk doni të vuani për të pasuruar Vilma Nushin me shokë duhet të ngriheni e të reagoni sot. Nënave që nëse nuk doni që fëmijët tuaj të përfundojnë si përdorues droge, duhet të ngrini zërin sot, bizneseve të vogla se nëse nuk reagoni do ejni skellë të koncensionit të tvsh që po përgatitet për bvëllain e kryeministrit.

Ejani pasnesër më 27 janar, ngrijeni zërin tuaj për çdo hall e padrejtësi, të diktojmë fundin e qeverisë së paligjshme, për t’i hapur rrugë një qeveri të ligjshme dhe antimafia… të shtunën në orën 12:00 përballë së keqes”.

Kreut demokrat i është kundërpërgjigjur kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla sipas të cilit  arsyeja e vërtetë e protestës së opozitës është të pengojnë reformën në drejtësi.

Balla: Arsyeja e protestës së 27 janarit janë paratë e pallatit, se basha kërkon paratë e pallatit. Do vini në protestë kundër kujt, kundër 20 mijë komisionerëve të PD, që kanë miratuar çdo proces verbal në çdo qendër votimi. Mediat njoftojnë që Shkëlzen Berisha dhe Ndue Kalaj janë thirrur nga prokuroria për shpërdorim të detyrës nga ana e babait, por edhe shndërrimit të tij në rryshfetxhi, 414 milionë euro është fatura që paguan Shqipëria për faturën e CEZ. Sot babai i tij i bën thirrje shqiptarëve që të rrëzojmë këtë qeveri e shtet ligjor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!