“Basha të heqë dorë nga pozicioni komik”/ Gjekmarkaj: Opozita pro normalitetit në Kuvend, por është e nëpërkëmbur!

schedule20:25 - 30 Janar, 2024

schedule 20:25 - 30 Janar, 2024

Situata në Partinë Demokratike vazhdon të jetë kaotike me palët që akuzojnë njëra-tjetrën duke mos gjetur gjuhën e përbashkët dhe duke sjellë kaos në Kuvend.

Deputeti Agron Gjekmarkaj në emisionin “Real Story” u shpreh se nuk është kundër bashkimit, por që kjo të ndodhë duhet të ndalet gjuha e urrejtjes dhe diskriminimit.

Gjithashtu ai u shpreh se opozita është e interesuar për normalitet në Kuvend, por thekson se i intereson edhe dinjiteti Kushtetues sepse sipas tij opozita është e nëpërkëmbur.

“Nuk jam kundër bashkimit as me zotin Basha dhe as me ata që e mbështesin. Kam hedhur idenë që duhet të pushojë gjuha e diskriminimit dhe akuzave. Kjo është çështje e ndërgjegjes së gjithsecilit. Basha duhet të heqë dorë nga disa pozicione komike që mund të pretendojë se ka logon dhe vulën, por është kurajë e madhe të thuash jam kryetar i PD. Sepse nuk është me ajo që ka qenë, është kryetar i një grupi, kaq. Duket si emisari i OKB i dërguar në Tiranë. Duhet të ndërpresë atë që konsiderohet “zjarrfikësi i opozitës” për t’i shërbyer qeverisë. Po tentohet që ajo që është shumicë të paraqitet si pakicë dhe këtu fillon handikapi. Basha po sillet si shumicë dhe 50 deputetë të tjerë që janë ligjvënës konsiderohen sikur nuk ekzistojnë. Nga debati i brendshëm ne humbasim. Opozitës i interesin normaliteti në Kuvend, por na intereson edhe dinjiteti Kushtetues sepse ne jemi nëpërkëmbur”.

Më tej Gjekmarkaj shtoi: Merr dikush vulën dhe ikën  me vrap. Ai ka certifikatën e vjetër të para 10 viteve. Para 10 viteve zotin Basha e kam mbrojtur pa hezitim, kam bërë shumë beteja. Kam qenë i pavarur dhe nuk kam pendesë për ato që kam bërë. Doja që të bëhej kryeministër, siç kam dashur që të mos bëhet qesharak si po bëhet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!