Basha takon presidentin e Këshillit Ekonomik gjerman

schedule10:45 - 5 Qershor, 2019

schedule 10:45 - 5 Qershor, 2019

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale për takimin me Presidentin e Këshillit Ekonomik Gjerman, Prof. Dr Kurt Lauk, si dhe me drejtuesit më të lartë të kompanive dhe bankave të rëndësishme gjermane, gjatë punimeve të organizuara nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik gjerman.

Masat e planit ekonomik të Partisë Demokratike për përmirësimin e klimës për investime të huaja, funksionimin e shtetit ligjor, sigurinë juridike, taksën e sheshte dhe luftën kundër korrupsionit, Basha shprehet se e ka diskutuar me sipërmarrës dhe liderë të ekonomisë dhe financave të Gjermanisë.

“Thithja e investimeve gjermane dhe bashkëpunimi për trajnimin e të rinjve për ti përgatitur për tregun e punës në Shqipëri, Gjermani a vende të tjera të Bashkimit Europian janë objektivi ynë prioritar”, shkruan Basha i cili deklaron se projektet infrastrukturore, rrugore dhe portuale të parashikuara në planin e Partisë Demokratike synojnë shkurtimin e distancave dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes vendeve të rajonit dhe ato të BE-së./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!