Basha takon Osmanin: Pas 25 prillit do dënojmë gjenocidin serb dhe do heqim traun

schedule11:21 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 11:21 - 18 Dhjetor, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të premte është takuar me presidenten në Detyrë e Kosovës Vjosa Osmani.

Në një konferencë të përbashkët për mediat Basha është shprehur se do të qëndrojë në krahë të Kosovës në sfidat e saj drejt së ardhmes.

Basha tha se pas 25 prillit do të ketë kthesë rrënjësore te qasjes së Tiranës ndaj Prishtinës, ku theksoi se Kuvendi i ri do miratojë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb ndërsa një nga vendimet e para do jetë heqja e traut në Rrugën e kombit.

“Kam pasur rastin dhe privilegjin që të shkëmbej vendime për të gjithë vendimet. Së pari domosdoshmërinë për një qëndrim të unifikuar mes Tiranës dhe Prishtinës në arenën ndërkombëtare në lidhje me gjithçka që lidhet me Kosovën. Dua të përsëris zotimin tim dhe të PD-së se pas 25 prillit do të ketë një ndryshim rrënjësor në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe në vendosjen e marrëdhenieve Kosovë Shqipëri. Jam i brengosur që në një kohë të vështirë për Kosovën nuk ka mbështetjen që duhet të ketë nga Shqipëria në këtë kuadër kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

Ne nuk mund të lejojmë që historia të shkruhet nga agresorët nuk mund të lejojmë që bijat e Kosovës të nëpërkëmben nga ata që vijojnë të përkrahin agresorin që shkaktoi kaq shumë gjak dhe humbje jetësh në luftën me Jugosllavinë dhe sidomos në gjenocidin ’97 dhe ’98. Padyshim ne do të jemi përkrahës të dialogut Kosovë Serbi për të hapur aspiratat për integrimin në BE. Nevoja për të eleminuar barrierat zyrtare dhe jozyrtare që pengon integrimin ekonomik mes dy vendeve të para, heqja e traut në rrugën e kombit do të jetë një nga detyrat e para të miat si kryeministër. Duke pasuar parasysh potencialin e vendeve tona dhe vështirësinë ku ndodhen vende tona dhe të rinjtë ne e dimë se kanë nevojë për përkrahje, e ardhmja ka fytyrën e rinisë shqiptare dhe të Kosovës”, ka thënë Basha.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!