Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Kreu demokrat tha se opozita e mbështet plotësisht hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit të PD thuhet se gjatë takimit në Tiranë me Johannës Hahn, kreu i opozitës e nxiti Komisionerin për të ndikuar për një rekomandim pozitiv nga Komisioni.
Në takimin me komisionerin Hahn, Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se opozita është e vetëdijshme se vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë prova dhe rezultate konkrete dhe se Partia Demokratike do të luajë rol te rëndësishëm për arritjen e tyre. /abcnews.al