Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me takimet e tij elektorale. Basha ishte këtë pasdite në Njësinë nr.10 në Tiranë.
Basha është takuar me qytetarë dhe ka vizituar gjithashtu biznese të vogla.
Kryedemokrati u kërkoi qytetarëve të votojnë Partinë Demokratike. “Ndryshimi do të vijë në 25 prill,” tha Basha ndër të tjera.
Gjithashtu kreu i demokratëve theksoi se PD ka një plan të qartë dhe nëse nuk mbajnë angazhimet nuk do të kërkojnë sërish votën. g.v/abcnews.al