Basha takim me krerët e degëve të PD në selinë blu, diskutime mbi rezultatin e zgjedhjeve

schedule19:09 - 3 Maj, 2021

schedule 19:09 - 3 Maj, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar pasditen e sotme me kryetarët dhe sekretarët e degëve në rrethe në selinë e PD.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për ABC se ky takim që vjen 8 ditë pas 25 prillit, ka në qendër të diskutimeve pikërisht zgjedhjet parlamentare dhe rezultatin e tyre.

Basha deklaroi sot duke dalë nga selia blu se beteja do të vazhdojë deri në fund në përgjigje të zërave që kanë kërkuar dorëheqjen e tij pas rezultatit të zgjedhjeve./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!