Basha: S’ka dialog me Ramën, nesër të gjithë në protestë

schedule18:00 - 24 Maj, 2019

schedule 18:00 - 24 Maj, 2019

Por për të tretën ditë radhazi, Lulzim Basha i përgjigjet thirrjes se Ames për dialog me përsëritjen e kërkesës për largimin e tij. Basha ftoi shqiptarët në protestën e nesërme.

Largimi i Ramës është i panegociueshëm për kryetarin e PD Lulzim Basha. Një ditë pas deklaratës së grupimit të CDU/CSU, qe ofron ndërmjetësim për dialog, kreu demokrat le të kuptohet se do të pranojë të ulet në tryeze, vetëm nëse Rama nuk do të jetë Kryeministër.

“Mirëpresim ndihmën bujare nga dora e aleatëve tanë perëndimorë. Mirënjohje Gjermanisë dhe SHBA që publikisht nuk e lini vetëm popullin shqiptarë. Për ne dhe opozitën e zhveshur nga çdo pushtet, ka vetëm një rrugë, rrugën e standardeve evropiane. Largimi i Edi Ramës nuk negociohet”.

Basha tha nga Burreli  se  Edi Rama duhet te ishte larguar po  te kishte dinjitetin  e  një kryeministri evropian normal.

Shpresën  për largimin e Ramës, Basha e sheh te bashkimi i shqiptarëve. Ai  tha se pas 3 muajsh  protesta shqiptarët ndihen më të bashkuar se kurrë për t’i dhënë fund qeverisë së krimit.

Në mbyllje të fjalës së tij para qytetarëve të Matit, kreu demokrat Lulzim Basha ftoi shqiptaret t’i bashkohen të shtunën protestës në Tiranë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!