Lulzim Basha në një konferencë për mediat ka dënuar sulmet e frymëzuara dhe të financuara nga Edi Rama kundër Kryetarit te Komisionit të Çështjeve të BE në Bundestag, Gunther Krichbaum.
“Krichbaum është një nga figurat më të respektuar të politikës gjermane. Ai e mbështet Shqipërinë dhe ai e ka shprehur hapur dhe me ndersh,ëri mendimin e tij, për të ndihmuar Shqipërinë”, tha Basha.
“Kjo sjellje dëmton Shqipërinë. Me sulmet e tij Rama shton radhën e poltikanëve që janë kundër Shqipërisë”, theksoi Basha.
Më tej, kryetari i opozitës shqiptare u shpreh se “Jam kundër kësaj fushate, e cila financohet nga paratë e krimit që kanë lidhje të drejtpërdrejt me Edi Ramën, Saimir Tahirin dhe Erion Veliajn”./abcnews.al