Basha: Shqiptarët në krizë ekonomike, ministrat darka luksi si në Venezuelën e Maduros

schedule10:15 - 13 Janar, 2021

schedule 10:15 - 13 Janar, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar videon që bëri xhiron e rrjeteve sociale, atë të darkës së përfaqësuesve të qeverisë në një nga restorantet më të shtrenjtë në Dubai.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se ndërkohë që shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore dhe vendi është nën ujë ministrat darkojnë në luks.

“Ndërkohë që shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, shkruan kryedemokrati. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!