Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar edhe njëherë qeverinë për mënyrën e menaxhimit të pandemisë në vend.
Përmes një video ilustruese të publikuar në rrjetet sociale, Basha thekson mes të tjerash se qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta
“Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty! Një qeveri që nuk merret me dallavere politike, por që siguron ndihmë ekonomike për çdo familje. Një qeverisje që nuk e shpenzon kohën në Instagram, por që është në vijën e parë të luftës me Covid-19. Një qeveri që ndez dritën e shpresës për shqiptarët. Qeveria që ne do të ndërtojmë!”, shkruan Basha krahas videos.