Basha: Shqipëria s’do ishte në këtë gjendje nëse do ishin bërë realitet ato që thotë Rama

schedule16:03 - 23 Shtator, 2020

schedule 16:03 - 23 Shtator, 2020

Kreu i PD, Lulzim Basha i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Rama. Në një postim në rrjete sociale, Basha shkruan shkurt se nëse do të ishin bërë realitet ato që thotë kryeministri, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot.

‘Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?’, shkruan Basha.

Kjo deklaratë e kryedemokratit vejn në një kohë kur kryeministri Rama në një mbledhje online sot prezantoi 3 programe të reja të punësimit në mbështetje të personave që janë prekur në vendin e tyre të punës (formal ose joformal) nga pandemia.

Programi përfshin 3 paketa,  ku bëjnë paketa e parë me program punësimi 4 mujor, paketa e dytë me program punësimi 8 mujor dhe paketa e tretë me program punësimi 12 mujor.

Gjatë prezantimit Rama theksoi se një nga sfidat që pritet të realizohet është vendosja e pagës minimale, 30 mijë lekë.

g.v/abcnews.al