Basha shkruan numrin 9 mbi tortë: Nuk kam eksperiencë, e bëjnë me mirë gocat

schedule13:46 - 15 Prill, 2021

schedule 13:46 - 15 Prill, 2021

Kryetari i partisë Demokratike këtë te enjte ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë dhe studentë të kuzhinës.

Basha në këtë takim ka pyetur studentët se çfarë po gatuajnë dhe se si i kanë marrëdhëniet me përdorimin e piperit, pasi atij i ka dalë nami që e përdor shumë piperin.

Besoj e keni marrë vesh se unë i fus shumë piper. Besoj se ky është nga rastet kur jeni 99 % praktike”, ka thënë Basha.

Gjithashtu ai është shprehur se arsimi profesional është dhe prioriteti i tij numër një si një mundësi për punësimin e të rinjve.

Ndërkohë në këtë takim Basha është pritur me një tortë me logon e koalicionit PD-AN dhe me flamurin kuq e zi, ndërsa mbi të vetë kryedemkrati ka shënuar numrin 9 dhe shenjën e votimit.

“Duhet të kisha bërë pak trajnim, këtë e përdorin shumë mirë vajzat sepse kanë bërë një kurs ku bëhen pjekjet e byrekut dhe e embëlsirave. Torta më e bukur dhe domëthënëse”, ka thënë Basha.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!