Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimeve të tij në Njësinë nr.10 të kryeqytetit u fut edhe në dyqanin e berberit që frekuenton. Basha shkëmbeu batuta me punonjësit.
“Kam ardhur tek berberi im,”- tha Basha, ndërsa drejtohet për tu futur brenda.
Në këtë moment një prej punonjësve të sallonit i doli përpara kryedemokratit dhe i tha: “Hajde se të ka ardhur radha dhe ty”.
“Xhimi, kam ardh me të qeth mjekrën,”– tha Basha teksa iu drejtua berberit.
“Je lodhur? Po më vjen dita. Do të bëjmë rezervimin,”- vijoi Basha. Patjetër, po të pres”, ia ktheu berberi. /abcnews.al