Basha: Rikonfirmoj kërkesën tonë ndaj Këshillit Europian, të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë

schedule10:45 - 24 Mars, 2020

schedule 10:45 - 24 Mars, 2020

Me anë të një postimi në Twitter, kryetari i PD, Lulzim Basha është shprehur se në këto ditë të vështira për vendin dhe mbarë botën, nevoja për shpresë është e madhe.

Më tej në postimin e tij, Basha thotë se në emër të PD, rikonfirmon kërkesën ndaj Këshillit Europian për të miratuar në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Postimi:

Në këto ditë të vështira për Shqipërinë & mbarë botën,nevoja për shpresë është edhe më e madhe. Mirënjohje @EPPGroup për mbështetjen. Në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar rikonfirmoj kërkesën tonë ndaj Këshillit Europian të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!