Basha respekton iftarin: Lutemi bashkë teksa thyhet agjërimi

schedule20:53 - 25 Maj, 2019

schedule 20:53 - 25 Maj, 2019

Gjatë kohës që po mbante fjalimin e tij para Kryeministrisë në protestën e së shtunës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri thirrje që të gjithë të pranishmit të respektojnë iftarin për agjëruesit.

“Teksa vjen momenti i thyerjes së agjërimit për vëllezërit dhe motrat tanë në agjërim, ju uroj nga zemra Zoti ju a shpërbleftë sakrificën. Zoti e shndërroftë këtë bekim hyjnor për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, sakrificën tuaj dhe t’ju ftoj të falemi e të lutemi bashkë me ta për 1 minutë teksa thyejnë agjërimin me një akt hyjnor të sakrificës dhe bindjes ndaj të madhit Zot si autoriteti suprem”, u shpreh Lulzim Basha.

Protesta e opozitës nisi rreth orës 19:00 përpara Kryeministrisë dhe pjesë në të siç duket kanë qenë edhe besimtarë myslimanë, të cilët kanë nisur agjërimin për muajin e Ramazanit që prej 6 Majit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!