Basha refuzon ftesën e Ramës për takim: Koha për shfaqje ka mbaruar

schedule20:41 - 5 Tetor, 2019

schedule 20:41 - 5 Tetor, 2019

Kredemokrati Lulzim Basha refuzon ftesën e Kryeministrit Rama për takim selinë e PD për zgjidhjen e krizës, duke deklaruar se koha për shfaqje ka mbaruar. Basha garanton se s’do të ketë më një marrëveshjes mes demokratëve dhe socialistëve si ajo e vitit 2017.

Lulzim Basha i ka mbyllur derën dëshirës së kryeministrit Rama për të zhvilluar një takim në selinë blu për zgjidhjen e krizës politike. Në një intervistë për Neës 24, Basha deklaroi se koha për shfaqje ka mbaruar dhe vendi ka nevojë urgjente për të dalë nga kriza.

Shprehet garant se një marrëveshje të dytë me Edi Ramën nuk do të ketë, ndërkohë që i rikujton kërkesën për planin që opozita ka paraqitur për daljen nga kriza. Për kryedemokratin 9 kushtet e Bundestagut përbëjnë një udhërrëfyes për daljen e vendit nga kriza politike./ABC News Albania 24/7