Kreu i PD, Lulzim Basha ka ripostuar deklaratën e ambasadores amerikane për Reformën në Drejtësi.
Kim në një postim në Twitter shprehej se shpresonte që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta.
Ndërkohë, Basha shkruan çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim.
“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim.
Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijuar dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë”, shkruan Basha. /abcnews.al