Basha reagim për shtyrjen e zgjedhjeve

schedule20:18 - 8 Qershor, 2019

schedule 20:18 - 8 Qershor, 2019

Në fillim të mbajtjes së fjalës së tij kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha reagoi për vendimin më të fundit të presidentit Ilir Meta, në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve.

Presidenti ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi kriminalo autokratik i bandës së Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral për të kapur përmes një procesi monist antikushtetues anti-elektoral dhe kriminal pushtetin vendor. Kjo është vetëm i rezultat i forcës suaj të pathyeshme, i qëndresës suaj, i besimit që anuloi procesin e 30 qershorit e juntës kriminale. U zotova para jush se nuk kisha më fjalë dhe arsye për fjalë ndaj më lejon të shpjegoj pse po e marr fjalën sot.

Arsyeja është sepse kjo javë me zhvillimet të jashtëzakonshme në Shqipëri, në Evropë të lidhur me fatin e vendit tonë kanë marrë një kthesë. Më lejoni ta nis duke iu falënderuar ju që jeni forca e pandalshme e ndryshimit. Ju jeni fuqia dhe këto momente që po flas falë vendosmërisë suaj presidenti i Republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit. Kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj, i qëndresës suaj dhe besimit tuaj tek vlerat evropiane që diktuan anulimin e 30 qershorit. E gjithë bota është tronditur nga përgjimet e gazetës ‘Bild’ e cila faktoi përmes përgjimeve se Edi Rama është një kryeministër ilegjitim, se qeveria e tij është ilegjitime, se pushtetin nuk e mori me vota por me krimin. Sot e gjithë bota e di se në Shqipëri kemi një qeveri të zgjedhur nga krimi dhe vota“, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!