Basha: Rama u merr shqiptarëve dy taksa për rrugët

schedule12:09 - 29 Mars, 2018

schedule 12:09 - 29 Mars, 2018

Kryetari i Partisë Dekokratike Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Rama se e ka rritur dy herë taksën e qarkullimit, duke shtuar edhe TVSH.

“Ra me këmbët e veta në gropën që vetë ka hapur , nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë e asgjë që bën. Në 5 vite në pushtet Rama e ka rritur dy herë taksën e qarkullimit.  100 lekë në Janarin e vitit 2014 dhe 100 lekë të tjera në Janarin e vitit 2015, duke shtuar këtu edhe TVSH vlera totale e taksës Rama mbi çdo litër benzinë apo naftë që përdorin shqiptarët, është 240 lekë për litër. 240 lekë/litër shtesë merr çdo sekondë, çdo orë, çdo ditë nga xhepat e shqiptarëve Edi Rama me taksën e qarkullimit”. 

“Çfarë tha dy minuta më përpara i papërgjegjshmi? Të vërtetën për herë të parë e pranoi. Në botë për mirëmbajtjen paguajnë ose taksapaguesi ose përdoruesit. Po na thuaj pak o llapaqen i batutave me këtë sistem që ke shpikur tani, pse paguajnë edhe taksapaguesit edhe përdoruesit? Pse vazhdon t’ju marrësh shqiptarëve 240 Lekë për litër karburanti dhe pastaj ju vendos edhe tarifë për rrugët në të cilat udhëtojnë. Sapo e the vet, ose njëra ose tjetra. Sapo e the vetë dhe nuk të shpëton ngërdheshja. Pra, ja që re vetën në gropën që ndërtove me këmbët e tua. Ti u merr shqiptarëve edhe për mirëmbajtje rruge tani do që të paguajnë edhe tarifë për rrugët. Sapo e the vetë o njëra, o tjetra. ”, deklaroi Lulzim Basha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!