Basha paralajmëron Ramën: Ky është vetëm fillimi

schedule14:08 - 31 Mars, 2018

schedule 14:08 - 31 Mars, 2018

Në emër të opozitës Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkon kryeministrit Edi Rama të pezullojë menjëherë tarifën për rrugën e kombit dhe të ndalë dhunën ndaj qytetarëve.Kreu  demokrat doli në një konferencë për shtyp menjëherë pak minuta pas  përfundimit të protestës të cilën e quajti revolt popullore ndaj padrejtësive dhe vjedhes së qytetarëve.

Durimit i ka ardhur fundi. Kështu e pa kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha protestën në rrugën e Kombit.

“Ky është reagimi për grabitjen e dyfishtë që Rama i bën xhepave të shqiptarëve me taksën më të lartë të qarkullimit dhe me tarifën më të lartë për “Rrugën e Kombit”.

 Kjo tarifë është një gjobë ndaj popullit. Është taksim i dyfishtë  sepse Edi Rama u merr shqiptarëve me taksën e qarkullimit, 200 milionë euro në vit për mirëmbajtjen e rrugëve.

Edi Rama e vendosi tarifën me dhunë sipas kreut demokrat. Me dhunën e kartonave në parlament, dhunën e policisë, dhe dhunën e gjithë shtetit, Edi Rama po grabit qytetarët për të mbushur xhepat e tijdeklaroi Lulzim Basha.

“Tarifa e Rrugës së Kombit është dënim për qytetarët e një nga zonave më të varfra të Shqipërisë, që kanë vuajtur historikisht nga izolimi dhe shpërfillja.  Ky është populli që Rama përçmon, kjo është revolta, që Rama thotë nuk ekziston. Ky është populli me të cilin Rama u tall se nuk ngrihet dot”.

Ky është vetëm fillimi paralajmëron kryetari i Partisë Demokratike pasi një prilli shënon edhe nisjen e një tjetër vjedhje, atë me taksën e pronës, dhe biznesit të vogël me TVSH-në.Por kreu demokrat I kërkon kryeministrit të mos shpërfillë protestën në rrugën e kombit dhe të dëgjojë me vëmendje dy kërkesat e opozitës.

“Në emër të opozitës i kërkoj Edi Ramës të pezullojë menjëherë tarifën e “Rrugës së Kombit”. Pagesa për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit” të kryhet nga fondi që mblidhet me taksën e qarkullimit, plot 200 milionë euro në vit.

I bëj thirrje Ramës, të tërheqë menjëherë policinë dhe të ndalë dhunën barbare mbi protestuesit. Revolta e banorëve është revoltë që buron nga padrejtësia dhe dhuna qeveritare kundër tyre.

Kur përplaset populli i ndershëm me një qeveri të korruptuar, fiton populli”./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!