Basha: Rama-Tahiri-Xhafa në ethe për të zhdukur provat e krimit

schedule14:14 - 11 Nëntor, 2017

schedule 14:14 - 11 Nëntor, 2017

Kryetari i opozitës akuzoi kryeministrin Rama, ministrin dhe ish-ministrin e Brendshëm se po zhdukin prova. Përmes një postimi në fb, Lulzim Basha vijoi akuzat, me një seri të dytë informacioni nga një punonjës garde. Ai thotë se një ditë pas denoncimit për praninë në dy zyra në gardë të Saimir Tahirit dhe bashkëshortes së tij, kanë ndodhur dy ngjarje:

“Mesditën e 8 nëntorit, një grup drejtuesish të policisë dhe të gardës kontrolluan zyrat dhe të nesërmen nga ora 9 deri në orën 12 u boshatisën nga bashkëpunëtorë të Tahirit dhe punonjës të policisë dhe të Gardës”. Më tej Basha, përmes këtij denoncimi thotë se “tre automjete u ngarkuan me kuti të mëdha, një furgon, një kamionçinë ushtarake dhe një Golf 5 ngjyrë vishnje, të cilave u publikohen dhe targat. Pas boshatisjes së zyrave u ndryshua dhe emërtimi në dyer”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!