Basha: Rama shkeli Kushtetutën, pasoja për stabilitetin

schedule13:28 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 13:28 - 19 Dhjetor, 2017

Insiston të lexojë Kushtetutën, por gjykatën që e interpreton atë nuk do ta përdorë si uji që shuan zjarrin. Kështu u shpreh kryetari i opozitës Lulzim Basha një ditë pas zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

Destabiliteti dhe kërcënimi i demokracisë janë përgjegjësi që i kalojnë ato politike, ndaj edhe reagimi duhet të jetë i tillë tha Lulzim Basha duke kujtuar se kushtetuta është burimi i më të voglës liri qytetare, që sot e marrim për të mirëqënë.

Sa i përket lëvizjeve politike të opozitës dhe një djegie të mundshme të mandateve, kryetari demokrat tha se opsionet janë vlerësuar dhe mbeten të gjitha të hapura, kjo pasi opozita zgjidhet për të bashkëjetuar me pushtetin në një balancë të mundësuar vetëm nga standarti perëndimor.

Javët e para të janarit parashikojnë nisjen e valës së protestave të opozitës e cila falenderoi qytetarët që protestuan dhe mbështetje ndaj atyre që sot janë përballë gjykatës për këtë shkak./abcnews.al