Basha: Rama shantazhon gjyqtarin për të bllokuar vendimet e Strasburgut

schedule13:51 - 28 Gusht, 2018

schedule 13:51 - 28 Gusht, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar në një dalje publike Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrit Edi Rama Ëngjëll Agaçi që sipas tij ka shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg Ledi Bianku, me qëllim që të ndikojë në vendimet e pronave në favor të qeverisë. Kryetari i Partisë Demokratike gjithashtu quajti prokurorinë vegël të kryeministrit, e cila sipas tij ende nuk ka nisur hetimet. Sipas kreut demokrat kjo është prova më tronditëse në këto 28 vjet, që e fakton qeverinë e Edi Ramës si një organizatë tipike mafioze.

Një audio- regjistrim ku pretendohet se nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba në emër të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrit Ëngjëll Agaçi shantazhon gjyqtarin shqiptar në Strasburg Ledi Bianku me qëllim ndikimin në favor të qeverisë në çështjet e pronave është publikuar këtë martë në media.

Në regjistrimin audio publikuar, i cili është pretendohet të jetë realizuar në vitin 2014 dëgjohet zëri që thuhet të jetë i Bibës, ndërsa kërcënon Biankun se nëse nuk zbaton porosinë pas përfundimit të mandatit do të mbetet pa punë.

Menjëherë pas publikimit të këtij audio regjistrimi ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Ky shantazh është një akt të mirëfilltë mafioz dhe një rast të paprecedentë jo vetëm në historinë e shtetit shqiptar, por edhe i pa imagjinueshëm në historinë e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut.”

Audio regjistrimi i Denar Bibës, aktualisht nënkryetar i KQZ dhe kandidat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, është prova më e pakundërshtueshme sesi e ka projektuar Edi Rama drejtësinë e re për shqiptarët.

Pasi ka vënë nën kontroll të plotë gjykatat dhe prokurorinë shqiptare, Edi Rama ka kërcënuar edhe shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.”

Prokuroria sipas kryetarit të Partisë Demokratike duhet të kishte nisur menjëherë hetimin ndaj Agaçit dhe Bibës mbi të cilët Basha tha se rëndon vepra penale e korrupsioinit aktiv, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike.

“Prokuroria duhet të kishte nisur këtë mëngjes procedimin penal ndaj tyre, dhe duhet ta kishte komunikuar këtë publikisht, për të treguar se nuk është një vegël në dorën e Edi Ramës dhe të sejmenëve të tij.

Por prokuroria e kapur nga Edi Rama hesht, siç ka heshtur për çdo krim që përfshin zyrtarë të lartë të qeverisë së Edi Ramës.”

Basha shkon më tej ndërsa thotë se e njëjta taktikë përdoret edhe për të kontrolluar prokurorët gjyqtarët, por edhe komisionerëve të vettingut në vendin tonë.

 “Kur Edi Rama arrin të shantazhojë gjyqtarin në Gjykatën e Strasburgut, çdo shqiptar e ka të thjeshtë ta imagjinojë presionin, korrupsionin dhe shantazhin që Edi Rama u bën gjyqtarëve, peokurorëve dhe anëtarëve të vettingut.

Kjo është prova dhe arsyeja pse komisioni i vettingu ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, siç vinte në dukje pak ditë më parë edhe Ëashington Times.”

Kryetari i Partisë Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë të reagojë, ndërsa kryeministrit Rama të shkarkojë nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm Ëngjëll Agaçi dhe nënkryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!