Basha: Rama po shfrytëzon fatkeqësinë për të mbyllur disa portale

schedule21:29 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 21:29 - 2 Dhjetor, 2019

Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi në Twitter pas mbylljes se disa portaleve dhe faqeve në facebook. Ai bën përgjegjës Kryeministrin Rama duke thënë se “po shfrytëzon fatkeqësinë për të kërcënuar gazetarët dhe për të mbyllur portalet që janë kritike me qeverinë”.

Statusi i plotë

“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!