Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama se po bllokon hetimet e verifikimit për pastërtinë e figurës për kryebashkiakun e Shkodrës, Valdrin Pjetri.
“Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin aine merr dhe e mban vetëm me krimin”, shkruan Basha në një postim në facebok.
Kryedemokrati Basha e mbështet akuzën e tij edhe në një mesazh, që thotë se i është dërguar nga brenda grupit të PS.
“Mesazh nga brenda bunkerit të grupit të strukuruar kriminal të Rilindjes: Zoti kryetar, Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të Valdrin Pjetrit. Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën t’i bllokojnë me çdo kusht hetimet”, vijon postimin e tij Basha.
Kreu i PD thotë se sipas ligjit të dekriminalizimit, Prokuroria duhet të merrte urgjent shenjat e gishtave të Valdrin Pjetrit dhe t’i niste për verifikim në Itali.
Pak ditë më parë, PD i dërgoi një kërkesë Prokurorisë për të verifikuar pastërtinë e figurës për kreun e ri të Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri./ABC News Albania 24/7