Por për kreun e PD, Lulzim Basha, reagimet e Ramës janë të pabesueshme, pasi po bëhen nën presionin e protestave qytetare. Basha kërkoi lirimin e gjithë të ndaluarve dhe anulimin e plotë të tarifës në Rrugën e Kombit.
“Edi Rama po përpiqet të fitojë kohë, të blejë kohë sepse është në presionin e reagimit të qytetarëve dhe pastaj t’i godasë qytetarët pabesisht nga prapa. Ne do jemi këtu për të kërkuar lirimin e të arrestuarve”, u shpreh Basha./abcnews.al