Kreu i PD, Lulzim Basha nga një konferencë për shtyp nga selia blu ka komentuar lapsusin e bërë nga ai vetë një ditë më parë.
Kreu i demokratëve iu drejtua kryeministrit Rama duke i thënë se nuk duhet të merret lapsuset e tij pasi nuk i kushtojnë asgjë shqiptarëve.
Basha sqaroi se dje tha “6 nga 4 biznese”, por donte të thoshte “6 në 10”, ndërsa janë shifra të Bankës Botërore.
LEXO EDHE: Basha me tone të ashpra: Sistemi i shëndetësisë në kolaps, mjekët të mos heshtin
“Ishte marrë me lapsusin tim, herë tjetër kur të bëj lapsus do e nxjerr unë e pari që të mos e harxhojë kohë të merret me të. Lapsuset e mia nuk ju kushtojë asnjë lek shqiptarëve. Ajo shifër që thashë dje ishte lapsus, thashë 6 në 4, ishte 6 në 10. Është shifër e BB por kujt t’ja thuash. 61% e biznesit janë në gjendje që nuk nxjerrin fitim. Ja pra që i dëgjoka fjalët e mia, por jo për të zgjidhur hallet e shqiptarëve.
Meqë e dëgjon konferencën, po ia përsëris edhe njëherë sot planin e rimëkëmbjes me 5 hapa dhe ti vërë gishtin kokës dhe të mos merret me cic-micet dhe gërrvërret. Të kujtohet që përgjegjësia e tij nuk është etëm vendimarrëse por edhe penale”, deklaroi Basha. g.v/abcnews.al