Basha: Rama lojëra për tu fshehur pas propagandës

schedule12:39 - 22 Tetor, 2019

schedule 12:39 - 22 Tetor, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka vazhduar edhe ditën e sotme, të akuzojë kryeministrin Rama, për dëshitimin e hapjes së negociatave me BE.

“Megjithë lojërat e Ramës për tu fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin.
Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën.
Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët”, shkruan Basha./abcnews.al