Basha: Rama ka shkelur kushtetutën

schedule16:29 - 23 Tetor, 2017

schedule 16:29 - 23 Tetor, 2017

Në përfundim të mbledhjes së grupit të tij parlametnar, kryetari i demokratëve Lulzim Basha artikuloi qëndrimin e forcës së tij politike duke akuzuar kryeministrin Rama se po mbron Saimir Tahirin duke shkelur kushtetutën e vendit. Kërkesa e prokurorisë është vetëm një sipas Lulzim Bashës dhe kryeministri vendosi ta rrëzojë atë.

Për demokratët është shumë e thjeshtë.
Antarët e Këshillit të Rregullores Mandateve dhe imunitetit e kanë detyrim ligjor të votojnë kërkesën e paraqitur nga Prokuroria, dhe kjo ndodhi.
Nuk deklaroi çfarë qëndrimi do të mbajë grupi i tij parlamentar përballë një raporti të dytë të Këshillit, të votuar nga anëtarët socialist, por një mendim tangent për të e dha.
Kundërshtive të socialistëve në Këshill ndaj raportimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por edhe deklaratave politike të vetë kryeministrit Rama lidhur me këtë çështje, kryetari Basha i vë përballë faktet e tij.
Kjo ka një arsye thelbësore për opozitën.
Drejtësia është e nëpërkëmbur dhe vettingu i marrë fund, thotë Basha, kur sheh qëndrimin kërcënues të kryeministrit ndaj Prokurorëve, vetëm e vetëm sepse guxuan të hetojnë deputetin Tahiri.
Për këtë arsye nisur prej të hënës grupi i tij parlamentar ka vendosur të mos bëhet pjesë e komisioneve parlamentare, deri në përfundim të kësaj procedure tepër të rëndësishme për opinionin publik. Gjithsesi një përjashtim nga rregulli parashikohet.
Grupi demokrat mësoht të ketë diskutuar propozimin e nje një amendamenti për rregulloren e Kuvendit, që do të kufizonte imunitetin e mandatit edhe më për deputetët shqiptarë. Raporti i Këshillit pritet të votohet ditën e mërkurë kur parlamenti do të vendosë fatin e kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!