Mbrëmja e se dielës kryedemokratin Lulzim Basha e gjeti si shpesh herë gjatë 36 ditëve të fundit mes banorëve të Unazës së Re. Por nga aty një mesazh të drejtpërdrejtetë ka për një tjetër protestë.
Lulzim Basha: “Studentët me qëndresën e tyre nuk janë ngritur për çështje tarifash, por kundër sisitemin. Qendrimi i PD është i qartë. Jemi kundër këtij ligji që do të shfuqizojmë sapo të vijmë në pushtet. Jemi dhe do të vazhdojmë të jemi në mbrojtje të studenteve”
Por, më i drejtpërdrejtë është për protestën që prek çdo ditë vetë, jo vetëm me mbështjetje, por edhe më përcjellje të drejtpërdrejta në rrjetet sociale.
“Me heshtjen për skandalin e vjedhjes me dokumenta të fallsifikuara tek Unaza e Re, Prokuroria po tregon se Edi Rama është përfituesi kryesor i aferës korruptive. Gishtin e drejtoj drejtpërdrejtë tek Edi Rama që është takuat me kapar për projektin”.
Merak ka dhe mos reagimin e organeve hetimore ndaj të gjithë zinxhirit që ka kaluar nëpër duar tenderin e Unazes së Re, të denoncuar vetëm pak ditë më parë nga media për falsifikim dokumentesh në një lot të tijin.
“Asnjë veprim nuk është ndërmarrë për të marrë në pyetje kompanitë. Kush e ka fuqinë politike në këtë vend që një afërë kq ashiqare korruptive”.
Sipas kryedemokratit Basha, opozita është në mbështetje të qytetarëve të Unazës, në mbështetje të studentëve, në mbështetje të çdo qytetari që ngrihet kundër padrejtësisë./abcnews.al