Protestës së banorëve të Unazës së Re gjatë se enjtes iu bashkua edhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili theksoi se rezistenca e tyre anuloi projektin korruptiv.
Basha deklaroi se shteti ka rënë për sa kohë askush nuk ka dalë ende para drejtësisë nga ky projekt mafioz dhe korruptiv.
“Falë kësaj qëndrese sot është arritur një fitore tjetër. Ishte planifikuar që tenderi t’i jepej me vlerën e plotë për të zëvendësuar kompaninë e kapur në flagrancë nga denoncimi i opozitës dhe nga denoncimet e medias një kompanie tjetër me 5 milionë Euro më shumë ofertë se oferta më e ulët. Falë qëndresë së qytetarëve të Unazës së Re sot shqiptarëve iu janë kursyer 5 milionë Euro, të cilat Edi Rama kishte në plan t’i vidhte. Sepse deri më sot frika që e ka kaputr Eëdi Ramën e detyroi të tërhiqej edhe nga tenderi i dytë korruptiv për unazën.
Por sot është dita të kujtojmë se akoma asnjë person i vetëm nuk ka marrë përgjegjësitë ligjore dhe penale për këtë aferë korruptive e cila është shpalosur në sytë e të gjithë botës me çmimin 20 milionë Euro për kilometër dhe me zhvendosjen korruptive të lumit të Lanës për projektin 60 milionë Eurosh për pastrimin e parave të pazareve të drogës. Asnjë përgjegjës sepse drejtësia është kapur dhe qeveria dhe Edi Rama kanë braktisur detyrën, kanë braktisur qytetarët, i kanë lënë në mëshirë të fatit, i dhunojnë, i përbaltin, i përbuzin.
Ndaj iu bëj thirrje të ndriheni, të protestoni për xhepat tuaj, për të ardhurat tuaja, për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj. Protestoni këtu tek Astiri, protestoni te Bulevardi i ri, protestoni masivisht dhe bashkohuni në datë 16 Shkurt. Drejtësia do të pastrohet dhe rinia e Astirit mbani vesh, as Edi Rama, as Erion Veliaj nuk kanë për të shkuar në asnjë vend tjetër përveç se në burgun 313”, u shpreh Basha./abcnews.al

