Basha publikon raportin e GTCI: Të rinjtë dhe të shkolluarit po zbrazin vendin prej papunësisë

schedule19:05 - 31 Janar, 2020

schedule 19:05 - 31 Janar, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasditen e kësaj të premteje ka publikua raportin e Global Talent Competitiveness Index për vitin 2020 e cila ka në vëmendje të rinjtë dhe aftësinë e vendeve për të konkuruar me talent.

Kryedemokrati përmes një postimi në Twitter është shprehur se ky është raporti i 10-të që evidenton korrupsionin e qeverisë pasi të rinjtë dhe të shkolluarit po zbarzin vendin prej papunësisë, varfësirë dhe korrupsionit më të lartë në Europë.

Statusi i Bashës:

Global Talent Competitiveness Index 2020, është i dhjeti raport që evidenton korrupsionin e qeverisë si problem për shoqërinë shqiptare. Vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluarit, sepse ka papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin më të lartë në Europë. Por nuk ka pse të jetë kështu. Ne kemi të gjthë potencialin për mirëqenie dhe zhvillim këtu në vendin tonë. kemi propozuar masa emergjente për çlirimin e ekonomisë, me ligjet anti-mafia dhe anti-oligarki që tregu i lirë të funksionojë për të gjithë, jo vetëm për ca./abcnews.al

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!