E ndërsa nga rezultatet e numërimit deri tani, PS është në avantazh, Lulzim Basha nga selia e PD-së u shpreh i bindur se shumica socialiste në pushtet ka humbur thellë. Lideri i PD-së tha se PS është thyer në bastionet e saj dhe i kërkoi që t’i lerë lojërat.
“Sikur e dimë të gjithë, qendrat e para që numërohen janë të përcaktuara nga partia në pushtet dhe favorizojnë historikisht partinë në pushtet, PS ka humbur thellë numrin e votave të numëruara në Tiranë, në zonat e mbyllura në Përmet, Këlcyrë, Memaliaj.
Kudo që janë hapur këto kuti, sistemi është i bërë i tillë që të nisë me kutitë që gjoja PS është më mirë. Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS dhe një fitore, një rritje më mirë të themi të votave për PD për koalicionin për ndryshim.
Ky është fillimi, pas kutive që shpresonin ti kishin bastion por janë ndëshkuar si zona nr. 10 në Tiranë, ku PD ka rritje me 30% dhe PS rënia me 200 vota. Deri sa janë ndëshkuar në ato që i quanin bastione ne presim që vota për ndryshim të vazhdojë dhe fitorja e aleancës për ndryshim të konfirmohet në të gjithë vendin” tha Basha./ db/ Abcnews.al