Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha: Prova se ka qenë skemë e mirëmenduar e Ramës

schedule13:02 - 1 Nëntor, 2019

schedule 13:02 - 1 Nëntor, 2019

Duke deklaruar sot se “Kajmaku është fytyra e Edi Ramës dhe rasti i tij vërtetoi edhe njëherë se Rama qeveris me krimin”. Kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar se eshte koha qe parlamenti t’u kthehet shqiptareve.

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme në selinë e PD kreu i partisë demokratike Lulzim Basha tha se tashmë është e provuar që Edi Rama nuk vendos dot pa krimin dhe se e gjitha ka qenë një skemë e mirëmenduar prej tij për të ardhur në pushtet me krimin.

“Partia Socialiste nuk vendos dot kandidatë të painkriminuar, të pakorruptuar. Ky ëështë një poshtërim për të gjithë shqiptarët të cilët shkëlqejnë kudo në botë por në vendin e tyre qeverisen nga kriminelë, trafikantë e hajdutë. Për këdo që ka patuer dyshime se 2013 1015 janë rastësi tani i ka provat që ka qenë një skemë e mirëmenduar e Edi Ramës për të qeverisur me krimin ndaj zgjidhja e vetme është që tja kthejmë qeverisjen shqiptarëve me zgjedhje të parakoshme parlamentare me një qeveri kujdestare që do të garantojë votën e tyre”, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!