Basha: Rama nuk mund t’i lajë duart me Valdrin Pjetrin

schedule13:42 - 14 Gusht, 2019

schedule 13:42 - 14 Gusht, 2019

Nuk i lë Partia Demokratike  t’i ndajnë rrugët me një status në rrjetet sociale.

Është vetë kryedemokrati Lulzim Basha që del në një deklaratë për media për ti thënë Kryeministrit Edi Rama që fajin e tij të mos ia faturojë të përzgjedhurit për qytetar të parë të Shkodrës.

Rasti i Valdrin Dalipit nuk është i shkëputur sipas kryetarit të Partisë Demokratike që ka gati listën e një pjese të mirë të kryebashkiakëve që sipas tij janë me të shkuar kriminale ose me lidhje të tanishme kriminale.

Heshtja e ka karakterizuar Kryeministrin dhe Partinë që drejton për denoncimet e tjera që kanë dalë nga selia blu apo nga mediat – thotë Lulzim Basha duke veçuar ish-kryebashkiakun e Durrësit dhe ish ministrin Damian Gjiknuri.

Pas të gjithë këtyre qëndron Edi Rama sipas Lulzim Bashës që këshillon këdo që beson se kryeministri nuk është i tillë apo ka shpresa për tu korrigjuar.

Ata që mendojnë se Rama mund të kufizohet.

Ikja e Kryeministrit nuk do të ndryshojë menjëherë Shqipërinë por është zgjidhja e vetme sipas kryedemokratit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!