“Basha pret konsumim të çështjes”, Mërtiri: Do të shpalosë platformën kur të mbarojë kaosi

schedule17:33 - 7 Nëntor, 2023

schedule 17:33 - 7 Nëntor, 2023

Analisti Ergys Mërtiri ka thënë se Lulzim Basha po pret konsumim të ccështjes dhe do të shpalosë platformën kur të mbarojë kaosi.

Në një lidhje me Skype për “Neës Line”, ai ka thënë se qendrimi pasiv i Bashës është një politikë e gabuar. Megjithatë, sipas Mërtirit, në krahun e opozitës të gjithë e kuptojnë që Berisha nuk mund të jetë e ardhmja dhe ky i fundit po mundohet të mund rivalin e tij brenda opozitës.

“Unë e shoh Zotin Basha goxha pasiv dhe më duket politikë e gabuar e të ndejturit. Ndoshta ai mendon që t’i lërë palët që të konsumohen me njëri-tjetrin dhe ai pastaj të shpalos programin e vetë. Ka një problem këtu me të cilin ndeshet Zoti Basha, një është që ka gjithë oligarkinë kundër dhe kjo ndoshta e bën që të hezitojë të përfshihet. Duhet të themi këtë, që në krahun e opozitës të gjithë e kuptojnë që Berisha nuk mund të jetë e ardhmja, por ajo çfarë po përpiqet të bëjë opozita gjatë gjithë kësaj kohe me të gjitha mediat e tij dhe me njerëzit që e mbështesin, është që ‘të vrasë’ rivalin e tij brenda opozitës. Pra, Berisha nuk ka luftë fare me Ramën, e ka me Zotin Basha dhe në fakt e ka amerikanët, por për t’u mbrojtur nga amerikanët i duhet të jetë kreu i opozitës dhe rivaliteti brenda opozitës e shqetëson. Për mua kjo nuk është arsye për të qene pasiv, ai ka politikën e vetë, por nga ana tjetër ka një problem, se politika që Zoti Basha kërkon të bëjë, modeli i opozitës që ai do të bëjë është një lloj tjetër, një opozitë institucionale, zhurme, racionale, bojkot apo bllokim parlamenti, jo opozitë pune fizike”, deklaroi analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!