Basha: Plani i PD, subvencione deri në 150 milionë euro për fermerët

schedule18:59 - 6 Shkurt, 2018

schedule 18:59 - 6 Shkurt, 2018

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë në Divjakë, ku ka biseduar me fermerët mbi vështirësitë që ata në prodhimin dhe shitjen e produkteve të tyre. Basha u parashtroi alternativën e PD për t’i mbështetur me subvencione për një konkurencë të ndershme.

Fermerët e Divjakës janë takuar me kreun e opozitës Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi, ku e kanë informuar kryedemokratin për koston e lartë të prodhimit dhe pamundësinë për t’i shitur ato shtrenjtë, duke rezultuar në mbetjen dhe prishjen e prodhimeve.

Lulzim Basha: “Sa ju ka dalë kosto e lakrës”?
Fermeri: “15 lekë është kosto e prodhimit”.
Lulzim Basha: “Dhe e shisni me një të tretën”?
Fermeri: “Aq dhe nuk shitet”!
Lulzim Basha: “Sa e shisni pataten”?
Fermeri: “Me 20 lekë dhe nuk e shesim dot. Katër kuintalë presh e kam shitur vetëm 15 mijë lek”.
Fermer: “Nuk ka bërë vaki ndonjëherë të shitet me 100 lekë kilja e karrotës”.
Fermer: “Vjen kryeministri para një jave. I thonë fermerët që nuk po shitet lakra. Ai merr një lakër atje dhe i thotë “ti e paske kokën më të madhe se lakra”.
Fermer: “Erdhi dhe i tha tjetrit “mbaje preshin”. Po a i thuhet popullit kështu more”?!
Fermer: “Mos kini frikë o popull. Flisni flisni, sepse po shkojmë cdo ditë e më poshtë. Nuk mendon më njeri për ne”.
Fermer: “Nëqoftëse ne do të punojmë veç e veç, kështu do ta pësojmë gjithmonë. Nëse bashkohemi, do të shkojmë nga Divjaka në Tiranë me zetora dhe me mallin tonë”.

Lulzim Basha I ftoi të mos ulin kokën dhe pranojnë situatën, por të revoltohen dhe kërkojnë të drejtën e tyre.

Lulzim Basha: “Këto prodhime mos i hidhni në kanal, po merrini e sillini para kryeministrisë. Unë do të jem në ballin tuaj, bashkë me deputetët tuaj. Shkojmë bashkë ia cojmë para kryeministrisë t’ia bllokojmë rrugën të keqes. Asgjë nuk ju mungon përvecse një qeverie që ta keni në krah e të mos ta keni kundër”.

Është plotësisht e mundur që Shqipëria të subvencionojë fermerët me të paktën 150 milion euro në vit, theksoi kreu i selisë blu duke u thënë fermerëve të divjakës se plani I Partisë Demokratike për uljen me 240 lekë për litër të naftës si dhe lehtësira të tjera fiskale do të ndikonin menjëherë në rimëkëmbjen e fermerëve./abcnews.al