Basha përshëndet vendimin e Gjykatës së Durrësit: Ka shpresë!

schedule20:15 - 17 Korrik, 2019

schedule 20:15 - 17 Korrik, 2019

Reagimi i parë pas ketij vendimi vjen nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Shefi i selisë blu ka përshëndetur vendimin i cili thotë se sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë që e kanë të shenjtë Kushtetutën e ligjin dhe se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.

Përmes një komenti ne rrjetin social Basha thotë se “Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor”.

Por ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cili e quan absurd dhe nul vendimin e gjyqtares së Durrësit për të mos konfirmuar mandatin 4 vjeçar të kryetares së zgjedhur të Bashkisë së Durrësit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën.

“Pavarësisht kësaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!