Këtë marrëveshje e ka përshëndetur kryetari i PD Lulzim Basha duke e quajtur një ngjarje me rëndësi madhore për paqen e sigurinë në botë. Në një postim në FB, Basha e konsideron një sukses historik të jashtëzakonshëm të presidentit amerikan Donald Trump.
“Presidenti i SHBA demonstroi para mbare botes se civilizuar se forca e paqes dhe e diplomacise eshte e pathyeshme kur udhehiqet nga besimi i vendosur dhe veprimi i guximshem”, shkruan Basha, duke nënvizuar se PD dhe ai vetë janë totalisht të përkushtuar në aleancënn e vlerave atlantike dhe partneritetin strategjik me SHBA nën lidershipin e presidentit Trump, si partneritet jetik dhe i pazëvendësueshëm për ndërtimin e një bote më të sigurtë, në paqe, të lirë dhe demokratike. /abcnews.al