Basha përfundon takimin me Metën: Shqiptarët duan zgjedhje sot

schedule12:31 - 4 Shtator, 2020

schedule 12:31 - 4 Shtator, 2020

Ka përfunduar takimit i Presidentit Ilir Meta me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Takimi mes Metës dhe Bashës zgjatur rreth 30 minuta. Në një prononcim të shkurtër para gazetarëve, Basha nuk foli për një datë  zgjedhjesh, ndërsa la të kuptohet se preferon një të afërt.

Kryedemokrati theksoi se shumica e shqiptarëve duan zgjedhje sot, ndërsa shtoi se për ta ka rëndësi ka që procesi të jetë jetë i lirë dhe i ndershëm.

“Biznesi ka nevojë për mbështetje. Mjekët kanë nevojë për rritje pagash. Fermerët kanë nevojë për subvencione. Të rinjtë kanë nevojë për arsimin dhe punësim. Pensionistët kanë nevojë për rritje reale të pensioneve. Shumica absolute e shqiptarëve duan  zgjedhje sot. Dua të përsëris një shprehje të Nënë Terezës: ‘E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma’. Të punojmë për të sotmen”, u shpreh Basha.

LEXO EDHE: Basha i qeshur drejt takimit në presidencë, përshëndetje me grusht me Metën

Në takimin me Metën, kryedemokrati ishte i shoqëruar nga Oerd Bylkbashi. Ndërkohë, menjëherë pas Bashës, në Presidencë do të shkojë për herë të parë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Më herët Meta zhvilloi takim me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të partive opozitare. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!