Basha: Përballje pa kthim me të gjitha format e mënyrat kundër juntës kriminale

schedule19:07 - 15 Maj, 2019

schedule 19:07 - 15 Maj, 2019

“Përballje pa kthim me të gjitha format e mënyrat kundër juntës kriminale”. Është ky vendimi i koalicionit opozitar i bërë publik nga kryetari Lulzim Basha pas takimit. Në një deklaratë për mediat Basha theksoi se sot vendi ndodhet në kushtet e grushtit të shtetit, në një betejë jetë a vdekje. Ai  informoi se protesta e radhës e opozitës do të mbahet në 25 maj në orën 19:00.

“Me kryetarët e koalicionit opozitar kanë shqyrtuar gjendjen e rëndë ku ndodhet shteti pas asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë pas kapjes së Prokurorit  të Përgjithshëm.

Sot e gjithë bota ka kuptuar se fshihet makthi i Ramës pas hapjes së dosjeve hetimore, për vjedhjen e  zgjedhjeve në Dibër dhe zgjedhjeve në 2017”.

Sipas Kreut demokrat i cili i referohet edhe shkrimit të publikuar në gazetën gjermane Bildt është zbuluar se në përgjimet e Dibrës fshihet Rama. Për përgënjeshtrimin që bëri Gjylameti, Basha thotë se deputetja socialiste është ndër të pandehurat kryesore për këtë dosje, ndërsa Spiropali për dosjen e Xibrakës.

“Sot gazeta Bild ka bërë panormaë realiste të gjendjes së Shqipërisë si narkoshtet që sillet si bandë gangsterësh, por ka zbuluar diçka që organet e drejtësisë e dinë që në përgjimet e Dibrës figuron Rama duke u siguar që skenari i vjedhjes së votave është zhvilluar sipas porosive të tij.

Gjylamet bashkë me Spiropalin do ishin ndër të pandehurit kryesorë se vetë ajo është është në ëprgjime, kurse Spiropali për dosjen e Xibrakës”.

“Përtej Gjylametit që është ngarkuar për të përgënjeshtruar gazetën gjerman,  të gjithë e dinë që Rama ka blerë votat e 2017. Jemi në kushtet e grushtit të shtetit”.

Sipas Bashës në këto kushte  kryeministri në vend që t’i hapë rrugë qeverisë tranzitore ka përcaktuar një kurs përplasje me popullin, duke vendosur vrasës dhe kriminelë në lista.

“Në këto kushte në vend që t’i hapë rrugë qeverisë tranzitore Rama ka përcaktuar një kurs –përplasje me populli. Kjo duket qartë në listën e vrasësve e kriminelë që ka futur në listën e tij, Vrasës,  përdhunues, trafikantë droge, shokët e Elvis Roshit si Artur Bushi me shokë nga Ymer Lala në Dibër ku Lala ka caktuar edhe kandidatin e PS, e dinë gj dibranët. I pari është kandidati fillestar që caktoi dhhe tërhoqi dhe është protaginsit i dosjes 184. Të dy i ka sjellë Ymer Lala”.

Basha shprehu vendosmërinë se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë.

Është e qartë që zgjedhje nuk do ketë . Edhe formalisht vendi është me regjistër të gjendjes civile të masakruar nga Rama dhe Lleshaj, regjistir i adresave i masakruar. Shqipatrëve 8 kanë skaduar kartat e identitetit. Shqiptarëve do u ofrohen vrasës e përdhunues edhe të korruptuar  si Dako që ka caktuar se kush do të garojë”.

Në këto kushte, kreu demokrat theksoi se vendimi unanim i pozitës është përballje me të gjitha format dhe mënyrat për të mposhtur tiraninë e krimit.

“Pyetja është tani që çfarë do ndodhë? Do pranohet që grushti të çohet deri në fund dhe të instalohet tirania e krimit, apo do ketë përballje totale popullore për ta mposhtur? Vendimi unanim i opozitës është përballje me të gjitha format dhe mënyrat. Që nga ky monnet jemi çdo ditë e çdo minutë min bashkë me shqiptarët në një përballje pa kthim me ushtarët e juntës kriminale në pushtet deri sa të diktojmë kthimin te demokracia e zgjedhjet e lira të ndershme.

Kush nuk bëhet pjesë e kësaj beteje do jetë shërbëtor e skllav i krimit, se skenari tjetër është që Shqipëria të bjerë si demokraci dhe të kthehet de juro në juntën kriminale. Ne këtë skenar nuk e pranojmë. Betejen do ta vazhdonjmë deri sa ta mposhtim këtë skenar ogurzi dhe juntën që do të asgjësojë jo vetëm zgjedhjet e 30 qershorit që nuk do bëhen, por edhe të ardhmen. Ne u kemi borxh të jemi në ballë të kësaj beteje. Kandidatë në kundërshitm me ligjin, vrasës, kriminelë nuk do ketë”.

Dhe këtu kreu demokrat përmendi emra: “Ato media që nuk u djeg miza në kësulë të nxjerrin arkivat dhe ti marrin me radhë dhe të shohin. Ju bën të thoni trafikantëve të drogës biznesmene, ka dramë më të madhe që mediat u drejtohen kandidatëve si Abedino Ruçi, vrasësit si biznesmen apo vrasësit Ymer Lala si biznesmen”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!