Basha për projektin e unazës së re: Tërësisht korruptiv

schedule22:01 - 21 Nëntor, 2018

schedule 22:01 - 21 Nëntor, 2018

Sipas kryetarit të opozitës Lulzim Basha projekti për unazën e re është një projekt korruptiv. Duke folur në forumin “Studentët për qeverisjen e mirë”, kreu Basha akuzoi se me projektin në fjalë mazhorancën aktuale ka shkelur ligjin për shpronësimet.

Lulzim Basha, kryetar i PD: “Ju e dini debatin për Unazën e Re që është një rrugë egzistuese. Tani kanë bërë një projekt prej 40 milionë eurosh që mbi atë rrugë egzistueste të ndërojnë një tjetër dhe më shumë korsi dhe duan të prishin 317 banesa ku jetojnë afro 1 mijë familje pa i dëmshpërblyer. Projekti është bërë pa transparencë dhe pa konsultim dhe me një tender korruptiv pa asnjë garë. Le të marrim 3 parimet kryesore për gjithëpërfshirje. i pyeti njeri banorët?! Asnjë nuk u pyet. Pyeti njeri inxhinjerët apo shoqërinë civile për nevojën për një rrugë kaq të gjerë në mes të qytetit?! Jo asnjë. A mori njeri mendimin e komunitetit se çfarë do të thotë kjo tek siguria rrugore, tek ambjenti apo ndotja?! Jo, nuk ka gjithëpërfshirje.

Vijmë tek e dyta, sundimi i ligjit. Është shkelur me të dyja këmbët. Jo nga ndonjë bandit por është shkelur nga vetë shteti.  Është shkelur ligji sepse shpronësimi i banorëve është i garantuar me ligj. E treta është transparenca. Pse duhen 40 milionë euro të prindërve tuaj të shkojnë për 1.9 kilometra të një unazë egzistuese. A ka nevoja të tjera më të ngutshme Tirana dhe ky vend?! Pse janë shkelur?! Pra është shkelur parimi i mirëqeverisjes sepse pushteti ekonomik dhe politik nuk duhet të grumbullohet në një grusht njerëzish. Me 40 milionë euro çfarë mund të bëhej për arsimin e lartë?! 40 milionë euro është i gjithë buxheti i ndihmës sociale në Shqipëri gjithë familjet në varfëri ekstreme që llogariten në 150 mijë janë rezervuar 50 milionë euro për 50 mijë familje dhe të tjerët vrafshin veten. A jeni  ju dakord me këtë vendim?!”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!