Basha për ndryshimin e rregullores: Rama do bëhet gjykatës përmes Kuvendit

schedule12:17 - 18 Janar, 2018

schedule 12:17 - 18 Janar, 2018

Për kreun demokrat Lulzim basha propozimet e socialistëve sa i përket rregullores së Kuvendit janë mënyrë tinezare për të kthyer në ligj procedurën e paligjshme të mbrojtjes politike të ish ministrit të brendshëm të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. I pyetur nga gazetarët, Basha i deklaroi se opozita do kundërshtojë këto ndryshime.

“Shqiptarët do të duhet të ngopen me cironka” – ishte kjo deklarata e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basham bi propozimet e socialsitëve për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

“Ligji propozon që gjykata të jetë Kuvendi, që prokuroria t’i paraqesë provat në Kuvend dhe gjyqtari të jetë Edi Rama. Kjo praktikisht do ta kthejë SPAK-un dhe Byronë e Hetimit në një organizatë joqeveritare. Sepse i gjithë pushteti për të vendosur nëse politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin do të paraqiten para drejtësisë apo jo, do të jetë i maxhorancës, do të jetë i Edi Ramës”.

Kreu demokrat i referohet propozimit të socialistëve të cilët kërkojnë ndryshimin e nenit përgjegjës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi të Prokurorisë për t’iu drejtuar Gjykatës me urdhër arresti për funksionarët e zgjedhur.

“Me këtë akt Edi Rama po kthen në ligj modelin me të cilin mbrojti Saimir Tahirin. Të gjithë shqiptarët që presin rezultate nga Reforma në Drejtësi, e panë sesi Edi Rama shndërroi Kuvendin në Gjykatë dhe nuk lejoi që Saimir Tahiri të përgjigjej para gjykatës për akuzat e bëra nga Prokuroria për lidhjet e tij me bandat dhe krimin e organizuar. Këtë model tani Edi Rama po e shndërron në ligj dhe me këtë model ai po zhbën shtyllën kryesore të Reformës në Drejtësi, që është mundësia që, prokurorët dhe gjyqtarët vendosin para përgjegjësisë këdo, duke përfshirë edhe politikanët e inkriminuar dhe të lidhur me bandat, apo të korruptuar”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!