Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për masakrën e Selenicës duke shprehur ngushëllime për familjarët e 8 viktimave. Për kreun demokrat sot është ditë zie për të gjithë vendin, por edhe ditë reflektimi për pasigurinë që po shtohet çdo ditë.
“Mendimet dhe lutjet janë për shpirtrat e të ndjerëve dhe dhimbjen e të afërmve”- shkruan shefi i opozitës në mesazhin e tij në rrjetet sociale. /abcnews.al