Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha për Berishën: PD nuk bëhet avokat i askujt, të ndahemi nga e shkuara

schedule17:30 - 8 Nëntor, 2021

schedule 17:30 - 8 Nëntor, 2021

Në një komunikim me gazetarët, pas takimit me delegacionin nga Kongresi dhe Senati i SHBA, kreu i PD Lulzim Bash ka thënë se asnjë nga debutetët nuk është penguar që të shpreh mendimin e tij.

Kujtojmë se deputetja, Albana Vokshi hodhi akuza ndaj Bashës se ky i fundit i ka ndaluar që të falsin në mbledhje, akuza këto që u hodhën poshtë nga Basha.

Ndërkohë kreu i PD-së tha se partia që ai drejton nuk do të bëhet avokat i askujt dhe kërkoi edhe njëherë shkëputjen nga e shkuara.

Prania kaq e lartë e anëtarëve të kongresit dhe senatit dhe me një shumicë republikane, ishte një mundësi për të folur për prioritetet tona. Ndarja nga e shkuara, nga korrupsioni që po zbraz vendin. Pa pikë diskutimi detyra ime si kreu i PD ishte që aspiratat e demokratëve për t’i prirë një ndryshimi që t’i jepja zë të gjitha prioriteteve. PD nuk mund të bëhet avokat i askujt, duke filluar nga unë. Ne duhet të bëhemi avokat të qytetarëve dhe unë sot kam marrë mbështetje të plotë nga Kongresi Amerikan”, u shpreh Basha./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!