Basha: PD e vendosur në shkërmoqjen e trekëndëshit të Bermudës

schedule13:50 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 13:50 - 18 Dhjetor, 2021

Trekëndëshi i Bermudës është një tjetër temë për të cilën është ndalur kryedemokrati Lulzim Basha në fjalimin e tij para delegatëve të PD-së në Pallatin e kongreseve.

Basha ka deklaruar ndër të tjera se sfida e demokratëve është shkërmoqja e këtij trekëndëshi dhe dhënia fund e pushtetarëve që punojnë për interesat e tyre personalë dhe jo për të mirë të popullit.

Kreu i PD-së ka bërë thirrje për bashkimin e forcave për të dhënë fund regjimit të Edi Ramës dhe politikanëve më jetëgjatë, që kanë dominuar jetën politike të këtyre 30 viteve, nga majat e institucione të shqiptarëve.

Trekëndëshi i Bermudës, shumëkush më tha se shqiptarët nuk e kuptojnë këto. Më thanë se nuk më kuptojnë, por më kuptojnë delegatët, ku PD-ja është e vendosur me këtë kast që e do vendin të izoluar, PD-ja do të përballet me këtë regjim që e ka lënë dhe e do kështu shqipërinë. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk e do. Ne jemi të vendosur të përballemi me ato që prej dekadash mbijetesën e kanë më të rëndësishme se mirëqenien e popullit. PD-ja është e vendosur për shkërmoqjen e trekëndësishit të Bermudës.

PD-ja është realitet politik politik i solidarizuar, mund të humbasim një numër individësh përkohësisht, ose përherë dhe një grup individësh të lidhur me interesat e tyre politikë, por ne do të fitojmë besimin e shumicës, votuesin civil, shqiptarët që duan votën e lirë.

Partia Demokratike, unë personalisht, bashkë me ju kemi një mision të ri. Këtë mision mund ta realizojë vetëm me ju, duke hequr çdo pengesë, duke sfiduar cdo vështirësi. Ne duhet ti japim fund këtij tranzicioni të gjatë dhe rraskapitës.

Unë ju bëj një thirrje sot që të bashkojmë energjitë, forcat, ëndrrat, pasionet, kompetencën, kapitalet njerëzore dhe politike për t’i dhënë fund tranzicionit.

Dhe ky kapitull mund të përmbyllet nëpërmjet shkallmimit të trekëndëshit të Bermudës dhe regjimit Rama, politikanëve më jetëgjatë, që kanë dominuar jetën politike të këtyre 30 viteve, nga majat e institucione të shqiptarëve.

Që ndajnë përgjegjësi për varfërinë, mungesën e garës dhe tregut të lirë, për shpopullimin e Shqipërisë dhe stresin e qytetarëve

Që me padurim presin një dritë në fund të tunelit, përgjegjës për pengimin e intelektit shqiptar në këto tridhjetë vite për të shkuar përpara, përgjegjës për korrupsionin galopant, përgjegjës për lidhjet e politikës me krimin, përgjegjës për kulturën e hajnisë dhe shpifjes.

Ky vërtet është misioni im, i juaji dhe i Partisë Demokratike”, është shprehur Basha./abcnews.al

https://www.youtube.com/watch?v=EA2fZH2ziAE

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!