Basha: PD do të sjellë ndryshimin, do shkëpusë lidhjet e mafies me shtetin

schedule11:07 - 25 Janar, 2021

schedule 11:07 - 25 Janar, 2021

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Basha shprehet se Rama synon shtimin e pasurisë së tij nëpërmjet mafies.

Ndërkohë thekson se Partia Demokratike, sipas tij do të jetë ajo që do të sjellë ndryshimin, duke shkëputur edhe lidhjes e mafies me shtetin.

Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit. Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”, shkruan Basha bashkangjitur videos së publikuar.

/abcnews.al/