Basha pas takimit me Hoxhajn: Vendimi im i palëkundur, Shqipëria të qëndrojë krah Kosovës

schedule10:51 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 10:51 - 30 Dhjetor, 2020

Pas një takimi të zhvilluar me kryetarin në detyrë të Partisë demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, lideri i opozitës Lulzim Basha, u shpreh i vendosur se Kosova, do të ketë vullnetin dhe gatishmërinë e PD për një bashkëpunim më të thellë mes dy vendeve.

Lexo edhe: Kreu i PDK Enver Hoxhaj vizitë në Tiranë, takim me krerët e shtetit

“Mbështesim fuqimisht aspiratat dhe objektivat e Kosovës. Diplomacia shqiptare duhet të jetë në dispozicion dhe mbështetje të Kosovës. Kam garantuar se unë dhe PD, sot dhe pas 25 prillit do të japim mbështetje totale për Kosovën. Folëm për sfidën e përballjes me Gjykatën Speciale. Një proces që nuk mund të kthehet si gjykim ndaj luftëtarëve.

Duke mbështetur fuqimisht aspiratat dhe objektivat e Kosovës për heqjen e vizave, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, diplomacia shqiptare duhet të jetë plotësisht në dispozicion dhe në mbështetje të Kosovës dhe në këtë aspekt kam garantuar se unë dhe Partia Demokratike sot por edhe pas 25 prillit do të japim kontributin tonë, do t’i japim kontributin tonë të plotë në mbështetje totale të këtyre (objektiveve) jetësore për Kosovën.

Natyrisht kemi folur për bashkëpunimin ekonomik I cili nuk mund të jetë thjesht dhe vetëm një çështje protokollesh të nënshkruara. Kemi folur edhe për një sfidë konkrete që është ajo e përballjes me procesin në Gjykatën Speciale.

Një proces i cili kurrsesi nuk mund të lejohet të kthehet në një gjykim ndaj Kosovës, ndaj Luftës Çlirimtare, ndaj drejtuesve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për këtë kërkohet një bashkërendim u plotë dhe u gjithanshëm midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe kur të gjithë forcat politike në Shqipëri dhe në Kosovë duhet t’i japin kontributin e tyre dhe të jenë të njëzëshëm në mbështetjen e luftës Çlirimtare të Kosovës”, tha Basha.

Ndërkohë Hoxhaj tha se në këtë takim bashkëpunimi me kreun e PD, Lulzim Basha ka qenë në kushte shumë të mira.

“Është e vërtet që kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me zotin Basha edhe në kapacitetet e dikurshme si ish ministra të jashtëm në një kohë kur Kosova nuk ka pasur ministri të jashtme dhe unë isha ministri I arsimit e kemi pasur bashkëpunimin e parë në mars të viti 2008 në Senegal dhe Dakar ku kemi bërë përpjekje që të marrim sa më shumë njohje për Kosovën dhe e përmend këtë ngjarje për një arsye se asnjëherë nuk kisha menduar që në vitin 2020 Kosova e pavarur do ta kishte një vit të vështirësitë, në të cilin vit krahas pandemisë, krizës ekonomike Kosova mori edhe një goditje nga Gjykata Speciale dhe kjo ka qenë temë e diskutimit tonë të përbashkët.

Ne mendojmë që faktori politik në Shqipëri, të gjitha subjektet politike, të gjitha institucionet shtetërore duhet ti japin mbështetje sa më të madhe shokëve tanë në gjykatë në Hagë dhe jemi mir=njohës për qëndrimet që kanë mbajtur deri më tani por kërkojmë që edhe në të ardhmen të ketë një konsistencë të tillë meqë as Kadri Veseli si kryetar I PDK-së dhe ish-kryetar I Kuvendit, as Hashim Thaçi si President I Republikës, as Jakup Krasniqi si ish-kryetar i kuvendit apo Rexhep Selimi si shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë si individë në gjykatë.

Karakteri i luftës kauza jonë për liri, aspirate jonë për të qenë të lirë dhe sovranë qëndron pranë gjykatës dhe shqiptarët kudo që jetojnë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni të Veriut, në Luginë të Preshevës, ne Mal te Zi duhet të jenë unik në raport me këtë temë meqë lufta e drejtë dhe mbrojtëse e UCK-së është themel i lirisë sonë, është themel i pavarësisë sonë dhe mund të ketë situata që kjo gjykatë në të ardhmen të përdoret prej kundërshtarëve të shtetit të Kosovës në raport me të ardhmen e Kosovës.

Në këtë drejtim duhet të ketë unitet. Së dyti ju e dini se jeni në zgjedhje në Kosovë dhe ju në Shqipëri, pak më herët sesa ndoshta vëllezërit tanë këtu në Shqipëri, do të ketë zgjedhje sigurisht në mes të shkurtit. Unë jam mandatar nga Partia Demokratike e Kosovës që ta udhëheq qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe jam i sigurt që PDK-ja do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Kam qenë gjatë në pozita të ndryshme në Kosovë. Qëllimi im është që të kem një mendim të ri dhe plan të ri strategjik në raport me Shqipërinë, sa i takon bashkëpunimit politik, se nuk mund të sillemi me parametrat e 2008-s siç kalojmë 2020-ta dhe në këtë drejtim do të bëjmë përpjekje maksimale që të dalim me një platformë të qartë sa I takon bashkëpunimit në politikë”  tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!